ONHEZMUS 1 është e para anije turistike në stilin antik me flamur shqiptar në bregdetin jonian. Emri i saj vjen nga Onhezmi, emër i qytetit të Sarandës, daton që në lashtësi dhe rrjedh nga emri i një ere juglindore, e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet e anijeve, që përshkonin ujërat Joniane.

ONHEZMUS 1 është një anije tipike e stilit antik me përbërje 100% prej druri dhe është ndërtuar në vitin 2011. Në ndërtimin e kësaj anije nga konstruktoret është marrë parasysh profili i saj turistik dhe kjo dallohet në parametrat e saj si gjatësia 23.3 metra dhe gjerësia 7.4 metra, si dhe ka një kapicitet për 107 persona. Këto parametra i krijojnë kësaj lloj anijeje, si dhe udhëtarëve të saj, një udhëtim të qetë dhe të sigurt.
Gjithashtu në bordin e saj, ju do të keni mundësinë e shijimit të ushqimeve të ndryshme, të cilat do të jenë edhe pjesë e paketave turistike. Pijet alkolike dhe joalkolike, si dhe koktejle të ndryshme do mund ti gjeni në barin e anijes.

Ju do të keni mundësinë të shijoni edhe rrezet e diellit në dyshekët që ndodhen në pjesën e sipërme të anijes. Anija turistike “ONHEZMUS 1” organizon një tur ditor prej orës 10:00 deri në orën 17:00, i cili në varësi të kërkesës dhe kushteve klimaterike do të jetë: Sarandë-Gjiri i Pllakotoit ose Sarandë Gjiri i Batit, si dhe një shëtitje në mbrëmje prej orës 20:00 deri në orën 21:00. Kjo anije me turet që organizon, i jep mundësinë cdo turisti të shijojë bregdetin e mrekullushëm dhe ujin e kristaltë të detit Jon. Në mbrëmje, me shëtitjen që “Onhezmus 1” organizon, ju do mund të shijoni perëndimin e diellit si dhe Gjirin e Sarandës, nën ndricimin magjepsës të dritave plot ngjyra të mbrëmjes. Mbas përfundimit të shëtitjes së mbrëmjes, anija funksionon si një bar lundrues për të shijuar pije të ndryshme.

Sarandë-Gjiri i Pllakotoit është një tur ditor, që organizohet përgjatë vijës perëndimore të bregdetit Jon dhe qytetit të Sarandës. Ky tur ju jep mundësinë të shkoni në vende, të cilat nuk janë të aksesueshme me rrugë automobilistike. Në fillimin e këtij turi, ju do të keni mundësinë të shikoni pjesën perëndimore të qytetit të Sarandës, Portin e Vjetër të peshkimit, ndërtesën e Kultit Fetar, si dhe objekte ushtarake të ndërtuara gjatë sistemit komunist. Ju do të keni gjithashtu mundësinë të shijoni natyrën e bukur të bregdetit, pamjet e mrekullushme shkëmbore të Kepit të Qefalit, si dhe ujin e kristaltë në plazhet e Krorëzës dhe të Gjirit të Pllakotoit. Këtë tur ju mund ta zgjidhni me paketën e plotë, e cila përfshin turin edhe ushqimin gjatë drekës ose paketën e pjesshme që përmban vetëm turin.
Rekomandime: Peshqir plazhi, krem mbrojtës ndaj diellit, syze dielli, aparat fotografik.

PROGRAMI DITOR
  • 10:00- Nisja nga Moli pranë Zyrës së Informacionit “Globi”
  • 10:30- Ndalesë e shkurtër për të shijuar pamjen shkëmbore të Kepit të Qefalit
  • 10:45- Lundrim përgjatë Gjirit të Kakomesë dhe ndalesë në plazhin e Krorëzës për not
  • 13:00- Dreka për të gjithë ata që kanë rezervuar paketën e plotë
  • 14:00- Lundrim drejt Gjirit të Pllakotoit dhe ndalesë për not
  • 16:00- Lundrim drejt Sarandës
  • 17:00- Mbërritja në mol

Sarandë- Gjiri i Batit është një tur ditor, që organizohet përgjatë vijës jugore të bregdetit Jon dhe qytetit të Sarandës . Në momentin e hyrjes në anije, nga stafi ju do të mirëpriteni me një pije karakteristike shqiptare, që është rakia. Në këtë tur ju do të keni mundësinë të shikoni pjesën jugore të qytetit të Sarandës, zhvillimin e qytetit në vitet e fundit, si dhe objekte të ndërtuara gjatë sistemit komunist. Ju do të keni mundësinë të shijoni natyrën e bukur të bregdetit, pamjet e mrekullushme shkëmbore të Plazhit të Pasqyrave, si dhe ujin e kristaltë në plazhet e Pulëbardhës dhe të Gjirit të Batit. Gjithashtu përgjatë udhëtimit ju do të keni mundësinë të shikoni ishujt e Ksamilit, si grykëderdhjen e liqenit të Butrintit, ku ndodhen edhe monumente të vjetra kulture. Këtë tur ju mund ta zgjidhni me paketën e plotë, e cila përfshin turin dhe ushqimin gjatë drekës, ose paketën e pjesshme që permban vetëm turin.
Rekomandime: Peshqir plazhi, krem mbrojtës ndaj diellit, syze dielli, aparat fotografik.

PROGRAMI DITOR
  • 10:00- Nisja nga moli pranë Zyrës së Informacionit “Globi”
  • 10:30- Ndalesë për not në plazhin e Pulëbardhave
  • 12:00- Lundrim përgjatë Ishujve të Ksamilit dhe ndalesë në Gjirin e Batit për not
  • 13:00- Dreka për të gjithë ata që kanë rezervuar paketën e plotë
  • 16:00- Lundrim drejt Sarandës
  • 17:00- Mbërritja në mol

Bar Lundrues “ONHEZMUS 1”

Pas përfundimit të shëtitjes, anija “ONHEZMUS 1” funksionon si një bar lundrues. Ju do të keni mundësinë që në lëkundjet e lehta dhe flladin e freskët të detit të shijoni pije dhe koktejle të ndryshme deri në orët e para të mëngjesit.

Mbrëmje në Gjirin e Sarandës

Mbrëmje në Sarandë është një shëtitje përgjatë bregdetit të gjirit të Sarandës dhe zgjat 1 orë. Në këtë shëtitje ju do të keni mundësinë që të shijoni perëndimin e diellit si dhe Qytetin e Sarandës në ndricimin e dritave te mbremjes, gjithashtu pergjate udhetimit ju keni mundesi te shijoni pije dhe koktejle në barin e anijes.(Në varësi të kërkesave, në mbrëmje mund të organizohen me shumë se një shëtitje)