Udhëtimi fillon nga porti dhe vazhdojmë me vizitën në Kështjellën e Lëkurësit dhe qëndrojmë 30 minuta për të eksploruar dhe për të bërë fotografi. Destinacioni ynë i rradhës është Kisha e Mesopotamit, që daton 1500 vjet më parë. Vazhdojmë aventurën rrugore në fshatin Muzine për fotografi dhe mësojmë historinë e zonës.
Më pas vizitohet qyteti tradicional i Delvinës, për tek e cila do të kalojmë nga rruga e vjetër, ku gjenden pamje spektakolare dhe fshatra të vegjël tradicionalë të paprekur nga qytetërimi modern. Ndalesa e fundit është në fshatin Karahaxh, ku do të kemi një pushim të vogël për shijet tradicionale të verërave dhe aperitivet. Pas pushimit të drekës do të kthehemi në portin e Sarandës. (Udhëtim 50 km)

Nisja bëhet nga qyteti Sarandës dhe destinacioni i parë është fshati Borsh. Tek ujëvara bëhet një pushim i vogël për një kafe ose pije të butë. E lemë Borshin dhe vazhdojmë të vizitojmë dhe eksplorojmë fshatin e vjetër Pilur, më pas do të shkojmë në restorant për drekë.

Në restorant gjendet një menu me: qingj të pjekur, sallatë domate ose sallatë jeshile, djathë, salcë kosi, patate, perime të ndryshme të pjekura në skarë, qofte tradicionale, petulla tradicionalë shqiptarë. 1 pije (pije të buta, birrë ose verë) dhe 1 gotë pije tradicionale, Raki.Më pas vazhdojmë rrugën për në plazhin e mrekullueshëm të Llamanit, që ndodhet në Himarë.

Pas plazhit do të vizitojmë Kështjellën e Porto Palermos, dhuratën e Ali Pashës për dashurinë e tij unike, Vasiliqinë. Eksplorojmë kështjellën fantastike dhe pastaj kthehemi në Sarandë, duke shijuar pamjen e vijës bregdetare të Shqipërisë jugore me perëndimin e diellit. (Udhëtimi 160 km)

Fillojmë udhëtimin nga porti dhe vizitojmë disa fshatra të vjetër. Kur kemi arritur në fshatin Livadhja, fillojmë të marrim rrugën në malet e Shqipërisë së Jugut. Ne do të kemi mundësinë të admirojmë natyrën e mahnitshme, duke kaluar përmes lumenjve me pamje mahnitëse me lartësi të mëdha dhe pamje që të lenë pa frymë. Ne do të ndalemi për drekë në fshatin Shën Andrea për të shijuar gjellët tradicionale dhe Raki. Pas pushimit tonë do të vazhdojmë me vizitën në Kishën Bizantine shumë vjecare. ( udhëtim 85 km)